Kategori
Ditari i dëgjimit

Lista e dëgjimit #2: Etibar Asadli

Playlista e dytë te BLLOGU në kuadër të ‘Ditari i Dëgjimit’ vjen nga pianisti, kompozitori dhe producenti azer, Etibar Asadli. Tema ‘Muzikë nga Azerbajxhani’, na sjellë tinguj të ndryshëm nga kompozitorë dhe interpretues të shumtë si Vagif Mustafazadeh,  Fikret Amirov, Qara Qarayev, Nermine Memedova, Farghana Qasimova, Chingiz Sadykhov. 

Gjatë këtij udhëtimi muzikor do të njoftohemi me kompozimet e traditës mugham, një formë komplekse e artit azer, që gërsheton poezinë klasike me improvizimin, si dhe instrumentet e ndryshme tradicionale. Duke filluar me tingujt e shekullit 19, gradualisht do të bëhemi pjesë e skenës bashkëkohore që eksperimenton përmes jazzit dhe rrymave të reja. Për ta shoqëruar listën, Etibar Asadli ndau edhe këtë përshkrim mbi temën e përzgjedhur:


“Në këtë playlistë kam mbledhur pjesë nga shumë epoka të ndryshme, që nga periudha klasike. Do të fillojmë nga fundi i shekullit XIX deri në fund të shekullit të XX-të dhe do të dëgjoni muzikë edhe nga e muzikantët sotëm. Gjithashtu do të keni mundësi t’i dëgjoni instrumentet muzikore kombëtarë të Azerbajxhanit, siç janë Tar, Kamancha, Balaban, Oud, Tutek, Zurna, ndër të tjera. Kam përfshirë traditën e njohur mugham të Azerbajxhanit, si nga perspektiva e brezit të vjetër, ashtu edhe nga ai i muzikantëve bashkëkohorë. Më e rëndësishmja, do të ketë mjaftë bashkime, siç janë ai me xhazin dhe muzikën elektronike moderne. Ekzistojnë dhe disa eksperimente nga muzika ime, veçanërisht në stilin mugham. Dhe sigurisht, ju mund t’i dëgjoni interpretimet e muzikantëve më të njohur të Azerbajxhanit. Shpresoj që të gjithë ta shijojnë këtë përvojë. I ftoj të gjithë ta zbulojnë këtë muzikë të bukur përmes kësaj playliste. Ju faleminderit të gjithëve dhe mirë mbetshi!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.