Kategori
Ditari i dëgjimit

Lista e dëgjimit #7: Petrit Çeku

Me shumë kënaqësi, BLLOGU e përmbyllë ‘Ditarin e dëgjimit’ me listën përfundimtare ‘Nota kundër notës’ të përgatitur nga kitaristi, Petrit Çeku.

Në këtë listë të dëgjimit do të keni çasje në pjesë nga shumë kompozitorë dhe interpretues si Encuentro Sanz, Santa Cruz, Christophe Rousset, David Zinman, Berliner Philharmoniker, Orkestra Filarmonike e Oslos, John Cage. Përveç muzikës së kuruar, Petrit Çeku gjithashtu i ka ndarë mendimet dhe synimet e tij përmes paragrafit më poshtë:

“Përshëndetje Lumbardhi! Unë quhem Petrit Çeku. Jam i nderuar që po e mbyll këtë cikël muzikor, i cili po lë gjurmë diskrete të aktivitetit muzikor në Prizren gjatë vitit 2020 dhe jam i kënaqur që kam mundësinë të ndaj diçka me ju në këto kohë pandemie. Si dikush që vjen nga bota e muzikës klasike, dëshiroj t’ju prezantoj me disa pjesë nga ajo botë. Shpresoj se deri në fund të kësaj liste dëgjimi do të kuptoni se kjo nuk është “muzikë serioze”, siç quhet gabimisht në shumë vende, as është klasike, siç quhet në të gjithë botën. Kjo muzikë në thelb është e frymëzuar nga kureshtja e krijuesve të muzikës për lëvizjet e dy ose më shumë notave në drejtime të kundërta, të cilat më vonë rrjedhin në një disiplinë të përafërt me shkencën, të quajtur kundërpikë, ose notë kundër notës. “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.