Formimi i kombit – BLLOGU
Qeliza Komuniste Myslimane
Në një postim të mëparshëm e kemi përmendur Kemal Sejfullahun si autorin e monografisë së vetme për Ferit Bajramin. Këtu, po e paraqesim një studim të shkurtër mbi gjurmët nga jeta e vetë Sejfullahut dhe për organizatën e vogël, por shumë efektive komuniste, anëtari kryesor i së cilës ishte ai. Partia Myslimane ‘Qeliza Komuniste’ u themelua në Shkup, më 1941 me direktivë të Partisë Komuniste Jugosllave, pas një kryengritjeje masive kundër pushtimit fashist të Maqedonisë. Sejfullahu e përshkruan detalisht këtë organizim në një tekst që u përmblodh në vëllimin e dytë të historisë masive gjashtë vëllimore të formimit të sfidës partizane jugosllave, një projekt i drejtuar nga poeti surrealist, Koca Popović (Ustanak Naroda Jugoslavije / Kryengritja e Popullit Jugosllav, 1964), në Beograd. Qeliza u formua në shtëpinë e Mustafa Karahasanit, nga Karahasani së bashku me Hamdi Demirin, Abdus Husejinin, Sejfullahun dhe ndërkombëtarë të tjerë turkfolës dhe shqipfolës, aktivë në sektorin e të rinjve të partisë Komuniste (SKOJ, Lidhja e Rinisë Komuniste të Jugosllavisë).
Në tekstin e tij, Sejfullahu përshkruan një nga veprimet e para të grupit, i cili ishte ndërtimi i një shtypshkronje të paligjshme për riprodhimin e fletëpalosjeve dhe të pamfletave. Në terminologjinë e aktivistëve, kjo u referua si vendosja e “teknikës” ose “pajisjes”. Veprimi konsistonte në sigurimin e një vendi për Gestetner-in (një makinë duplikuese), montimin, përkthimin e fletëpalosjeve, riprodhimin e tyre, çmontimin e Gestetner-it edhe një herë, dhe fshehjen e tij në pjesë. Gestetner ishte një kopjues i metodës së shabllonëve që përdorte një fletë të hollë letre të veshur me dyll. Në fillim të të dyzetave, konsiderohej ndër pajisjet më të rrezikshme dhe çdo komunist i denjë duhej të dinte se si ta përdorte atë. Për të parandaluar zbulimin, pajisja e rëndë shpesh duhej të hiqej dhe të montohej në një vend të ri; një detyrë e cila në mënyrë të ngjashme nënkuptonte një sasi rreziku për shkak të pjesës më të madhe të saj. Sejfullahu rrëfen një histori të frikshme rreth fshehjes së pjesëve të Gestetnerit nën varrin e mauzoleumit Jeshil Baba; një vend në të cilin me siguri askush nuk do të kujtohej të kërkonte. Për shkak të solidaritetit të shprehur nga dervishët vendas, pajisja e komunistëve për shtypje ishte fshehur në disa nga hapësirat më të shenjta për popullsinë myslimane në Shkup. Në 1942, pasi ai ishte bashkuar me partizanët, Sejfullahu kishte ardhur fshehurazi në Shkup – si i vetmi që e dinte vendndodhjen e makinës – për t’i mbledhur letrat dhe pjesët nën varrin e Jeshil Babës, nga i cili ishte ndërtuar një shtypshkronjë e re në pyll.
Aktivitetet fillestare të Sejfullahut dhe të tjerëve, u kryen nën ombrellën e organizatës ligjore “Yardım” (Ndihmë), një organizatë humanitare e drejtuar nga të rinjtë me prirje të majta, e cila merrej veçanërisht me inkurajimin e zhvillimit të kulturës së punëtorëve përmes teatrove, bibliotekave që ofroheshin falas dhe sporteve. Në një tryezë diskutimi me anëtarët origjinalë të Qelizës Muslimane, të organizuar nga gazetat Birlik dhe Flaka e Vllaznimit më 1959, mund të lexohet më shumë rreth këtyre aktiviteteve, duke përfshirë përkthimet e tyre të Nazim Hikmet (në shqip dhe në turqishten e folur në Shkup), komeditë popullore të drejtuara kundër burokratëve të korruptuar myslimanë, garat sportive dhe kampet e shumta (kir gezintisi) në natyrë. Transkriptimi në gjuhën turke i kësaj bisede është bërë nga Shykru Ramo dhe mund të lexohet nën titullin ‘Üsküp Müslüman Parti Birliği / Uniteti i Partisë Myslimane të Shkupit’, në Birlik, në edicionin e datës 15 korrik, 1959.
Qëllimi i formimit të Qelizës Myslimane nuk kishte për bazë politikën e identitetit, siç theksojnë Sejfullahu udhe Karahasani në diskutimin e lartpërmendur; ata kurrë nuk u ndihen si një shtesë “etnike” në kryengritjen antifashiste dhe internacionaliste pan-Jugosllave. Ata ishin pjesë e barabartë e lëvizjes ndërkombëtare. Ata kishin për qëllim mobilizimin e popullatës shqipfolëse dhe turke kundër strukturave të shtypjes në Maqedoni dhe Kosovë, duke përfshirë ato të kolonizatorëve serbë, pushtimet bullgare, shkeljet e fashistëve italianë dhe gjermanë dhe bashkëpunëtorët feudalë lokalë të komradorëve. Ishte një qelizë e vogël, fillimisht e përbërë nga njëmbëdhjetë anëtarë, të gjithë organikisht të ndërlidhur në atë që Antonio Gramsci do ta quante “molekulë”; ose, molekula e parë e një formë të re, një organizatë e re. Ky ishte roli i Qelizës Myslimane, një katalizator për ndryshimet më të gjera. Kur erdhi koha e duhur, ata u shpërndanë duke u bashkuar me njësitë e tjera partizane guerile dhe duke lëvizur më thellë nën tokë.
“Qeliza” ishte platforma e Kemal Sejfullahut; trajektorja e tij individuale është dëshmi e zgjerimit të kësaj molekule në një formë të re të hegjemonisë socialiste. Sejfullahu, dy herë i plagosur dhe i burgosur gjatë luftës, u bë një partizan i rangut të lartë në fund të Luftës së Dytë Botërore, Kryetar i Bashkisë së Shkupit nga 1951 deri në 1954, një anëtar i Komitetit Qendror, ambasadori Jugosllav në Zambia dhe Botsvana dhe anëtar bordi i Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup. Ai ishte një koleksionist i zjarrtë i artit bashkëkohor, komunist ndërkombëtar aktiv, përkthyes, shkrimtar, dhe megjithatë biografia e Sejfullahut mbetet për t’u shkruar. Dokumenti i vetëm në dispozicion sot rreth Sejfullahut është një ekstrakt i vogël nga reportazhi ballkanik i Füruzan (Fyruzan) në të cilin ajo interviston vëllanë e Kemalit, Lütfü Seyfullah (Lytfy Sejfullahun). Lytfy i tregon asaj për aventurat e vëllait të tij, lidhjen e Titos me të, vizitën e tij në Zambia, blerjen e tij të një punimi të Picassos për Muzeun e Artit Bashkëkohor, mbështetjen e tij për Milovan Djilasin, një kundërshtar i përkohshëm nga institucionet komuniste, shkrimet e tij teorike dhe jeta anti-burokratike, urrejtjen e tij ndaj nacionalizmit, etj. Lütfü e përfundon intervistën duke vërrejtur se ishte “mirë që [Kemali] nuk [jetoi për t’i parë] i pa këto ditë” (Füruzan, Balkan Yolcusu, Yapi Kredi Yayinlari, 1996).
Të dy kujtimet e Lytfys, dhe komentet e Fyruzanit duhet të merren me një dozë rezerve. Ato që mund të rekomandohen sidoqoftë, janë shkrimet e vetë Kemal Sejfullahut, të cilat kryesisht trajtojnë pyetje të kombit. Një koleksion i shkrimeve të tij mbi nacionalizmin u botua në 1972 si Ulusallık Sorunu (Çështja Kombëtare, Sesler, Shkup, 1972); ato ofrojnë një kornizë konceptuale për diskutimin e nacionalizmit në lidhje me politikën ndërkombëtare dhe më e rëndësishmja, zhvillohen nga këndvështrimet e klasës, gjinisë dhe emancipimit kulturor. Kapitujt – secili i botuar si ese e veçantë në revistën Sesler – adresojnë këtë teori nga disa këndvështrime: ”Çështja kombëtare sot” (botuar fillimisht në numrin e parë të Sesler në 1965), është teksti fillestar dhe përcakton kushtet e diskutimit mbi çështjen kombëtare si një problematikë bashkëkohore, dhe kështu një problematikë brenda socializmit, ‘Marrëdhënia Ekonomike midis Kombeve dhe Kombësive’, ‘Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Çështja e Kulturës’, ‘Lenini mbi Çështjen Kombëtare’, etj. Sejfullahu gjithashtu shkroi më shumë raporte teknike për çështjen kombëtare, përfshirë ‘Lidhjen Komuniste Jugosllave dhe Pakicat Kombëtare’ (Savez Komunista Jugoslavije i Nacionalno Pitanje, Kultura, Beograd, 1959); dhe ‘Minoritetet Kombëtare në Republikën Socialiste të Maqedonisë’, përkthyer në anglisht dhe frengjisht (‘Jugoslavia’, Beograd, 1965).
Këto libra, raporte dhe analiza u bënë dokumentet thelbësore teorike dhe institucionale që formësuan ideologjitë kombëtare turkfolëse gjatë socializmit në Jugosllavi. Në muajtë vijues, do të angazhohemi në mënyrë kritike me këto materiale dhe do ta propozojmë një narrativë të re për kompleksitetin e formësimit turk dhe formësimet e tjera kombëtare në Kosovë dhe Maqedoni gjatë periudhës socialiste.
Kush është Ferit Bajrami?
Ferit Bajram (1888-1965) është një emër që do ta përmendim shpesh në postimet tona te BLLOGU. Ai ishte një nga intelektualët majtistë turkfolës më me ndikim në Jugosllavi. Ai shkroi dhe botoi alfabetin e parë në gjuhën turke në Jugosllavinë socialiste, në 1947. Aktiv që nga fillimi i shekullit XX, Bajrami ishte mësues, redaktor, shkrimtar, përkthyes dhe aktivist politik. Me përjashtim të një libri të hollë të shkruar nga Kemal Sejfullah, nuk ka shumë literaturë në dispozicion që përshkruan jetën e Bajramit. ‘Devrimci Ferit Bayram’ i Sejfullahut [Revolucionari Ferit Bajram, Tan, Prishtinë, 1978] është libri i vetëm i botuar për të, dhe është tema e këtij blogu. Me këtë postim po e ndajmë edhe një skenim të këtij libri të vështirë për t’u gjetur.
Sejfullahu ishte një shok i Ferit Bajramit, një luftëtar partizan dhe teoricien i nacionalizmit, i cili lexoi eulogjinë në varrimin e tij. Bazuar në ‘Revolucionari Ferit Bayram’ dhe referencat e tij, Altaj Suroj (lindur 1949), një avokat dhe studiues i bazuar në Prizren, xhiroi një dokumentar rreth Bajramit në 1986, dhe kontribuoi në një konferencë mbi rolin e Ferit Bajramit në zbulimin e vrasjes së Zef Lush Markut (në 1985). Lush Marku ishte një aktivist komunist shqipfolës nga Kosova, i vrarë fshehurazi nga policia serbe në vitin 1920 në Gjakovë, ndërsa ishte duke udhëtuar për në Prizren. Bajrami, përmes ndikimit të tij si anëtar i parlamentit – ku u zgjodh përmes biletës së Partisë Komuniste Jugosllave – zbuloi vrasjen dhe bëri presion mbi policinë për ta pranuar përgjegjësinë për vrasjen e rëndë, të cilën ata nuk e bënë kurrë. Marku ishte një nga viktimat e para të terrorit monarkist kundër të majtëve dhe mendimtarëve liridashës, që do të zgjasë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Së shpejti, me shpalljen e një diktature monarkiste në Jugosllavi (Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve) në fund të vitit 1920, Bajrami humbi postin e tij, dhe imunitetin si anëtar i parlamentit, dhe vazhdoi t’i mbijetojë vitet e poshtërimit dhe shtypjes që më vonë u rishfaqën përsëri, kur veproi si  aktivist përbrenda lëvizjes antifashiste në Luftën e Dytë Botërore, tani gjashtëdhjetë vjeç dhe që përkohësisht duke jetuar në Mitrovicë, në Kosovë.
Ferit Bajrami jetoi pothuajse tërë jetën e tij në Shkup, së bashku me Nakije Bajramin, e cila, së bashku me Rosa Plaveva, ishte një nga gratë socialiste të hershme aktive në Maqedoni dhe Kosovë. Politizimi i Feritit filloi me bashkëngjitjen në organizatën revolucionare e Turqve të Rinjë, ‘Ittihat ve Terakki’,  në 1908 dhe ishte aktiv në përpjekjet për ta përmbysur fuqinë absolute monarkiste të Sulltanit. I zhgënjyer me pozicionin reaksionar borgjez të ‘Ittihat ve Terakki’ ai u largua nga organizata dhe u përfshi në formimin e partisë së parë Social-Demokratike në Shkup, duke u radhitur në programin e Partisë Socialiste Gjermane. Kjo çoi në politizim të mëtejshëm; një manifestim i 1 majit në vitin 1909, përkthimi i Manifestit Komunist në gjuhën turke, anëtarësimi i tij në federatën e Ballkanit dhe më e rëndësishmja aktivitetet e tij anti-luftë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore. Pas Luftës së Madhe, Bajrami u bashkua me Partinë Komuniste Jugosllave të sapo themeluar dhe mori pjesë si delegat në kongresin e saj themelor të dytë në 1919, në Vukovar. Ai po redaktonte Socijalisticka Zora dhe Sosyalist Fecri, duke trazuar së bashku me Lush Markun në mesin e popullsisë muslimane në Kosovë dhe Maqedoni; ai ishte aktiv në komunën e Shkupit dhe, si anëtar i Partisë Komuniste, ishte anëtar i parlamentit demokratik jetëshkurtër të Jugosllavisë së Parë.
Ai ishte një produkt i traditës socialiste ballkanike, të ndarë midis tri perandorive të mëdha (osmane, austro-hungareze dhe ruse) dhe kombeve të panumërta të vogla. Këta ishin aktivistë që teorizonin në terren; duke zbuluar, nga e para, një model të ri të organizimit që do të ishte në të njëjtën kohë anti-imperialist, anti-nacionalist dhe anti-kapitalist. Mbi të gjitha këto vështirësi, atyre iu desh të paraqisnin këtë model progresiv të vizionit socialist në gjuhë (turke, shqipe, maqedonase) para një popullsie fshatare analfabete që ishte shumë larg zhvillimeve që ndodhin diku tjetër.
Këto pengesa nuk i frenuan aktivistët. Ferit Bajrami, i pajisur me teori të reja socialiste të konceptimit të kombit, shkroi alfabetin e parë në gjuhën turke në 1947, punoi si këshilltar në Ministrinë e Arsimit të Maqedonisë dhe vazhdoi të përhapte ide përparimtare midis komunitetit turkfolës në Maqedoni dhe Kosovë deri në vdekjen e tij, në 1965. Puna e tij ndikoi në teoricienët dhe shkrimtarët e ardhshëm në gjuhën turke në Jugosllavi, të tillë si Kemal Sejfullah, Necati Zekerija, Hajrettin Volkan, Mustafa Karahasan, Shykry Ramo dhe të tjerë që vendosën bazat për të gjitha idetë përparimtare dhe socialiste pas Luftës së Dytë Botërore, përfshirë gjithashtu, kuptimin demokratik dhe barazitar të çështjes kombëtare.
Mbi Sosyalist Fecri – Gazetën ‘Agimi Socialist’
Në këtë postim të ‘Formimi i Kombit ’, paraqesim një dokument që hedh dritë mbi një periudhë të stuhishme në historinë e popullit të Kosovës dhe të Maqedonisë. Ky episod në retrospektivë shënon momentin vendimtar në formimin e ndërgjegjes kombëtare turke në Jugosllavinë Socialiste. Teksti i lartpërmendur quhet ‘Gazeta “Sosyalist Fecri” (Agimi Socialist) dhe Marrëdhëniet ndërmjet Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ) në Maqedoni dhe në (të ashtuquajturën atëbotë) Kosovë e Metohi’, shkruar nga Milutin Folić dhe botuar në Turqisht në numrin e pesëdhjetë e dytë të revistës Çevren, në 1986. Folić ishte një historian i rëndësishëm i lëvizjes komuniste ndër-luftarake në Kosovë, dhe ka shkruar gjerësisht për këtë çështje. Libri i tij monumental për aktivitetin e hershëm të PKJ-së në Kosovë u botua në 1987 në shqip nga Rilindja si ‘Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941’.
Nga ana tjetër, Çevren ishte një nga revistat më të rëndësishme kulturore të shtypura në gjuhën turke në Jugosllavi. Ishte aktive nga 1973 deri në 1992, prodhoi nëntëdhjetë e dy numra dhe u botua në Prishtinë nga shtëpia botuese, Tan.
Teksti i Folić rrëfen një histori të shkurtër dhe episodike të PKJ-së në Kosovë dhe Maqedoni, nga 1919 deri në 1921, në një kohë kur kundërthëniet kombëtare dhe politike po mpreheshin, për t’u pasuar përfundimisht me ndërprerje nga forcat policore të Mbretërisë së atëhershme të Serbisë. Ai gjithashtu flet mbi pozitën thelbësore që gazeta Sosyalist Fecri mbajti ndër këto luftëra. Sosyalist Fecri, ose Socijalisticka Zora në Serbisht (që do të thotë, Agimi Socialist), ishte gazeta e Partisë Socialiste të Punës së Jugosllavisë (emri i partisë u ndryshua në Partia Komuniste e Jugosllavisë në takimin e dytë të mbajtur në Vukovar, në 1919.) Gazeta ishte publikuar në serbisht, megjithatë, për një periudhë të shkurtër, doli edhe në turqisht (me shkronja arabe).
Sipas Folić, ekzistonte një gazetë tjetër me të njëjtin emër, Sosyalist Fecri, e cila u botua fillimisht dhe vetëm shkurtimisht në vitin 1910, në Kosovë dhe Maqedoni. Në këtë periudhë, organizatat socialiste ishin tashmë aktive në rajon, kryesisht të ndikuara nga Internacionalja e Dytë dhe Social Demokratët Gjermanë. Disa vjet më vonë, kur Social Demokratët Gjermanë morën mbështetje për pjesëmarrjen në Luftën e Parë Botërore, socialistët ndjenë zhgënjim me ‘modelin’ e tyre politik. Vetëm disa vite para kësaj, kongresi socialist i mbajtur në Basel kishte kundërshtuar ashpër luftën imperialiste në Ballkan dhe mbështeste vëllazërinë e popujve kundër të gjitha formave të shovinizmit kombëtar. Ky kërcim, nga të qenit kundër luftës në mbështetjen e saj, ishte shkatërrues për lëvizjet socialiste ndërkombëtare. Sidoqoftë, në mes të luftës, Revolucioni i Tetorit ndërhyri në rrjedhën e historisë, duke ndryshuar koordinatat e politikës dhe duke shpërndarë sasi të mëdha energjie për masat në mbarë botën. Revolucioni ishte gjithashtu i rëndësishëm pasi tregoi që proletariati industrial nuk ishte subjekti i vetëm politik dhe theksoi çlirimin e kombeve të shtypura. Këto ide ishin tashmë në qarkullim kur gazeta Sosyalist Fecri filloi të ribotohej, më 1 shkurt, 1920.
Artikujt në gazetë shkruheshin kryesisht nga anëtarët e partisë, ose nga vendasit që ishin të afërt me partinë. Tekstet elaboronin mbi aktivitetet javore të PKJ-së në Kosovë dhe Maqedoni; masat e dhunshme dhe torturat e kryera nga policia e regjimit serb; varfërinë dhe kushtet e mjerueshme të klasës punëtore dhe të fshatarësisë. Çështja e kombeve të shtypura u ngrit shumë herë, megjithëse, jo në një mënyrë sistematike. Megjithatë, gazeta luajti një rol shumë të rëndësishëm në bashkimin e shumë kombeve kundër shtypësve të zakonshëm. Përveç borgjezisë agresive serbe, një bllok kryesor kundër emancipimit të popullit, ishin pronarët lokalë – siç thekson Folić në artikullin e tij. Këta pronarë mbështetën organizatat më konservatore dhe kompradore borgjeze, siç ishte Cemiyet, të cilët ishin pro bashkëpunimit me shtetin dhe mbetjes së regjimit të vjetër. Këto organizata u sulmuan ashpër në faqet e Sosyalist Fecri.
Në një farë mase, Sosyalist Fecri ishte i suksesshëm në mobilizimin dhe bashkimin e klasave dhe kombeve të shtypura kundër regjimit. Për shembull, shumë njerëz nga rajoni morën pjesë në tubimet e 1 majit në 1919 dhe 1920, duke thirrur parrulla si “Më shumë bukë, më pak polici”. Dita e Majit të vitit 1920 ishte e ngjashme me një provë finale për zgjedhjet lokale që u mbajtën më vonë atë vit. Shumë kandidatë nga PKJ bënë fushatë në Prizren, Pejë, Mitrovicë, Zveçan, Manastir, Shkup dhe Ohër për zgjedhjet lokale. Një broshurë partie nga kjo periudhë lexonte: “Partia komuniste nuk u premton asgjë njerëzve, por u bën thirrje punëtorëve, fshatarëve dhe njerëzve të varfër në qytete dhe në fshatra të luftojnë kundër gjithçkaje që i shfrytëzon …” Folić tregon se si borgjezia dhe pronarët lokalë ishin të frikësuar nga bashkimi i mundshëm midis shqiptarëve, turqve, boshnjakëve dhe maqedonasve. Për shembull, Ethem Bulbulović, një intelektual i respektuar mysliman, ishte një kandidat nga PKJ në Zvecan. Meqenëse ai ishte i aftë të fliste me popullsinë e varfër muslimane dhe jo-muslimane, ekzistenca e tij u pa si një kërcënim nga pronarët.
Një figurë tjetër fetare shumë e rëndësishme që mbështeste PKJ-në ishte: Haxhi Ymer Lutfi Paqarizi. Paqarizi ishte një poet dhe udhëheqës fetar shumë i respektuar i shtëpizës Melami në Prizren. Ai kontribuoi në Sosyalist Fecri me poezinë e tij, ‘Për punëtorët dhe shokët fshatarë’ dhe ndihmoi në shkrimin e manifestit zgjedhor të PKJ-së në Prizren. Në këtë manifest, ai shkroi “Socializmi nuk është asgjë tjetër veç njerëzimi, ai sjell lumturi për njerëzit”. Teksti u shkrua në turqisht dhe në shqip.
Përkundër masave të dhunshme të marra nga regjimi, tre anëtarë të PKJ-së arritën të zgjidhen në rajon: Ilija Krasojevic dhe Milorad Pantić në Prizren; dhe Ethem Bulbulović në Zveçan. Pas zgjedhjeve, regjimi serb, i shqetësuar nga rreziku i perceptuar, rriti ndjeshëm dhunën policore. Vrasja e Zef Lush Markut, një anëtar partie nga Shkupi, në Gjakovë në dhjetor 1920, ishte pika e kthesës. Regjimi nuk pranoi t’o sqarojë ngjarjet e vrasjes. Në të njëjtën kohë shumë anëtarë, përfshirë Ilija Krasojeviç dhe Haxhi Ymer Lutfi Paqarizi, u sabotuan, u torturuan dhe u shtynë në heshtje. Një anëtar tjetër nga Prizreni, Muharrem Taranbaba, u detyrua të internohet. Pas disa javësh, qeveria ndaloi partinë, arrestoi shumë njerëz dhe ndaloi botimin e Socialist Fecri.
Sosyalist Fecri ishte platforma për intelektualët dhe aktivistët më progresivë që shkruanin në gjuhën turke në Jugosllavi, si Ferit Bayram i cili ishte në redaksinë e gazetës. Pas Luftës së Dytë Botërore, puna e kësaj gazete dhe trashëgimia e saj ishte një standard për ndërkombëtarët e ardhshëm si Kemal Seyfullah.
Ende sot, në qendër të Shkupit ndodhet një rrugë e quajtur Socijalisticka Zora / Sosyalist Fecri apo Agimi Socialist, një dëshmi e internacionalizmit të socialistëve në të gjithë Ballkanin.
Ismail Eren – Shtypi turk në Jugosllavi
Postimi i parë hulumtues i projektit ‘Formimi i Kombit’ është një artikull i gjatë dhe shterues i turkologut Ismail Eren (1923-1993) mbi historinë e shtypit turk në Jugosllavi. Botuar fillimisht si “Turska Štampa u Jugoslaviji” (1866-1966), për herë të parë u shfaq në revistën me qendër në Sarajevë “Prilozi za Orijentalnu Filologiju, numri 14-15”, më 1964. Më vonë, u shfaq në gjuhën turke në revistën “Sesler”, me qendër në Shkup (“Jugosllavia Topraklarında Türkçe Basın 1866-1966”, II: 9, 1966), dhe në një version të përpunuar, në fund të viteve tetëdhjetë, në të njëjtën revistë (“Jugosllavia’da Türkçe Basın 1866-1986 ”, Sesler Nr. 237). Versioni i fundit është përkthyer gjithashtu në frengjisht si “La Presse Turque en Yugoslavie” më 1992 (në N. Clayer, A. Popovic, Th. Zarcone, Presse Turque et Presse de Turquie, ISIS / IFEA, Stamboll / Paris).
Ismail Eren ishte një dijetar nga Maqedonia, i cili jetoi dhe punoi në Stamboll. Teksti që po paraqesim këtu është botuar në Bosnjë, në gjuhën serbo-kroate. Kjo trajektore tashmë u jep një bazë objektivave të projektit tonë që ka për qëllim studimin e formimin të nacionalizmit përmes institucioneve konkrete politike që ishin në të vërtetë ndërkombëtare. Gjatë Jugosllavisë socialiste, Eren kontribuoi me shumë kërkime mbi modernizimin e vonë osman, jetën urbane dhe disa artikuj shumë të vlerësuar të kërkimit folkloristik.
Artikulli i Eren mbi shtypin në Jugosllavi përdor aparatin shkencor dhe studimin rigoroz arkivor, duke dhënë një përmbledhje të revistave, gazetave dhe botimeve periodike të shtypura në gjuhën turke në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Kroaci. Përveç dhënies së një përshtypjeje mbi pasurisë dhe shumëllojshmërinë e materialeve të shtypura në gjuhën turke në Jugosllavi, artikulli përshkruan kontekstin e këtij prodhimi në hollësi, duke u bazuar në ankesat e Eren mbi atë se si shtypi turk në Jugosllavi ishte më pak pjellor dhe interesant si ai në Bullgari dhe Greqi. Artikulli na bën të vetëdijshëm se këto botime periodike të botuara në gjuhën turke në Jugosllavi duhet të vështrohen nga këndvështrimi i ndërlidhjes së tyre shoqërore dhe politike. Intensifikimi i botimit të gazetave dhe revistave pas Epokës së Dytë Kushtetuese (İkinci Meşrutiyet), që nisë pas revolucionit të turqve të rinjë më 1908, është një nga temat me të cilat merret autori, duke theksuar veçanërisht efektin e modernizimit të shtypit që u bë i dukshëm me lehtësimin e legjislacionit të censurës dhe liberalizimin e kontrollit të centralizuar. Ky modernizim i veçantë dhe shumë kontradiktor pas Perandorisë, i cili në Jugosllavi zgjati pothuajse deri në Luftën e Dytë Botërore, përfshiu botimin e dhjetëra revistave periodike si Tarik, Muallim dhe Misbah, të shkruara me shkronja të vjetra turke (arabe) por duke përdorur gjuhën serbo-boshnjake. Kjo përzierje e re kontribuoi në një popullarizim të paparë të materialit të shtypur, siç shkruan Eren, duke rezultuar në ribotimin e  të disa revistave nga katallogu i vjetër. Një rezultat tjetër i këtij kombinimi të çuditshëm, pos letërsisë serbe të shkruar me shkronja arabe, ishte shfaqja e stilit të ri të quajtur arebica, ose matufovica, që vjen nga fjala ‘matuf’, që në arabisht që do të thotë i vjetër, por në gjuhën e folur përdoret për të përcaktuar shprehje si ‘kokë e këmbë’, budalla, diçka e çuditshme, e hareshme. (Vitet e fundit në Bosnjë ka përpjekje për ta ringjallur këtë variant të shkrimit të gjuhës boshnjake, si për shembull përmes një libri të vizatuar të quajtur “Hadži Šefko i Hadži Mefko” në 2005, mbështetur nga blogu New Muslim Kids- Fëmijët e rinjë muslimanë).
Siç  thekson edhe vetë Eren, ekzistonin shembuj mjaftë të gjerë të kësaj historie të trazuar. Për shembull, revista të botuara nga ‘Ittihat ve Teraki’ me tituj shumë të çuditshëm të militarizuar si Silah, Hançer, Bıçak, Bomba [Armë, kamë, thikë, bombë], botuar në Shkup dhe Manastir, Top [Gjylja] dhe Kurşun, Süngü, Kasatura [Plumbi, Bajoneta, Shpata], të gjitha shtyp i opozitës, dhe shpesh në konflikt me partitë në pushtet.
Ka shumë rezultate të tjera të pazakonta të botimeve të orientuara politikisht. Ndoshta ndër më të errëtat nga të gjitha është Doğu ve Batı: Kültür, iktisat, sosyal ve politikı mecmuası (Lindja dhe Perëndimi: Revista e kulturës, ekonomisë, shoqërisë dhe politikës), botuar në Zagreb, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si një projekt botues, Doğu ve Batı është një anomali e pastër historike. E njohur si revista e parë e botuar në gjuhën turke në Kroaci, dhe revista e parë në gjuhën turke me shkronja latine e botuar në Jugosllavi, ekziston në tetë numra të botuar midis viteve 1943 dhe 1944. Ishte një projekt i pasuksesshëm dhe i pezulluar i regjimit të ustashëve të qeverisë NDH [Nezavisna Država Hrvatska/Shteti i pavarur i Kroacisë, aktiv mes 1941-1945], që u përpoq ta përdorte këtë revistë si platformë për diplomacinë kulturore, për ta tërhequr borgjezinë në pushtet të Turqisë drejt njohjes së pavarësisë së Kroacisë fashiste.
Artikulli i Eren është gjithashtu burim i mirë për ta dhënë fotografinë e rrjetit të fortë të veprimtarive botuese brenda rajoneve të ndryshme Jugosllave dhe të vilajeteve të asokohshme të Ballkanit, që gjithashtu kishin dimensione politike. Disa nga këto revista ishin më jetëgjata, si për shembull, Kosova (numri i parë i botuar më 1877) ishte aktive për 35 vjet, dhe Manastiri (numri i parë i botuar më 1885) ishte aktiv për 28 vjet. Këto aktivitete botuese brenda vilajetit kërkonin një platformë shumëgjuhëshe, e cila gjithashtu ishte mënyra përmes së cilës botohej shumica e këtyre publikimeve. Siç demonstron bindshëm Eren, përmbajtja dhe forma e këtyre botimeve ishin vërtet shumëgjuhëshe dhe trans-nacionale; ato u botuan në serbisht dhe turqisht (si Bosna, Prizren, Neretva), shqip dhe turqisht (Üsküp / Shkupi në Shkup, Ittihad-i Milli / Bashkimi i Kombit, në Manastir). Në Ballkan, kishte shembuj edhe më të ndryshëm, të tillë si gazeta Edirne, që në çdo faqe përfshinte tekste në gjuhën turke, bullgare dhe greke, ose Selanik, botuar midis 1869 dhe 1871, që përveç turqishtes, greqishtes dhe bullgarishtes përfshinte edhe tekste gjuhësore në hebraisht.
Në të njëzetat, shtypi në turqisht u zhvillua në platforma politike më të qarta të partive të ndryshme politike; Sada-yi Millet, i Partisë Radikale Konservatore dhe të djathtë (1927-1929), Işık, i Partisë Demokratike liberale / Zajednica (1927-1928), dhe më jetëshkurtra, por padyshim më progresivja nga të gjitha ishte Sosyalist Fecri (botuar vetëm në trembëdhjetë numra të pamundur për t’u gjetur, në vitin 1920). Pas diktaturës në vitin 1929 të vendosur nga mbreti Aleksandër I, mbreti i serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, të gjitha partitë dhe i gjithë shtypi, duke përfshirë pothuajse të gjithë shtypin në gjuhën turke, u ndaluan në Jugosllavi. Gjëja tjetër e shtypur në turqisht në atë atmosferë tepër konservatore dhe shtypëse ishte një gazetë e botuar nga Komuniteti Islamik i Maqedonisë i quajtur Doğru Yol / Pravi Put (në Turqisht dhe Serbisht). Ndjekja ishte gjithashtu një gazetë me moral të ngjashëm fetar oportunist të quajtur Muslimanska Sloga, botuar në 1940, në prag të luftës.
Teksti përfundon kur fillon periudha e socializmit, që ka prezantuar edhe më tej zgjerimin e veprimtarive botuese, veçanërisht të librave, me përmbajtje edhe më të larmishme. Eren shkurtimisht përmend se gjatë Luftës së Dytë Botërore, në 1944, në Shkup, shfaqet gazeta në gjuhën Turke e Ballit Kombëtar e quajtur Birlik (Uniteti), e cila pas çlirimit u pasua me botime të tjera të Socijalistički Savez Radnog Naroda (Aleanca Socialiste e Njerëzve të Punës të Jugosllavisë), Pioner Gazetesi (Gazeta Pioniere), Yeni Kadın (Gruaja e Re), Tomurcuk (Lulëzimi), Sevinç (Gëzimi) dhe Sesler (Zërat).
Jeta e re e gjuhës turke në shtyp, në Jugosllavinë socialiste, fillon me këto fara, të cilat do të jenë tema e postimeve të tjera në këtë blog.
Formimi i Kombit, jehonat e ideologjisë nacionale turke në ish Jugosllavi
Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada, sociologë nga Prizreni, përballen me kulturën bashkëkohore të lëvizjeve artistke dhe politike duke inicuar ‘Formimi i Kombit’’, një studim lidhur me formimin e identitetit nacional turk gjatë Jugosllavisë socialiste.
‘Formimi i Kombit’ hulumton mënyrat përmes të cilave komunitetet turkfolëse në Jugosllavi, më saktësisht në Maqedoni dhe Kosovë, e perceptojnë identitetin e tyre kombëtar gjatë periudhës socialiste.  Gjthashtu, duke e studiuar këtë periudhë të historisë së afërt, do të mundësohet zbulimi i aspekteve të reja të socializmit dhe nacionalizmit, veçanërisht se si ato kanë qenë të ndërthurrura në rrjetin kompleks të projektit të modernizimit të Jugosllavisë socaliste, që nënkuptonte emancipimin nga kufizimet tradicionale dhe ato të shoqërisë feudale. Qëllimi i projektit është që rrjeti i modernizimit të çthurret nga qasjet mjegulluese të cilat e mistifikojnë nacionalizmin dhe që të shpërfaqen dinamikat konkrete dhe strukturat e përfshira në krijimin e kësaj historie e cila jehon deri në ditët e sotme.
Duke u bazuar në burime të shtypura, fusha e hulumtimit i mbulon prodhimet kulturore, artistike dhe intelektuale në gjuhën turke në Kosovë dhe në Maqedoni nga viti 1945 deri në 1991. Argumenti rrënjësor i hulumtimit bazohet në teorinë e cila shpalosë se vazhdimësia e ideologjive nacionale mund të gjurmohet në efektet materiale të lidhura me institucione të caktuara politike.  Qëllimi ynë është që të zbulohen këto institucione ekzistuese dhe të diskutohet rëndësia e tyre në përfytyrimin e nacionalizmave (qëllimisht në shumës).  Përmes kësaj, hulumtuesit pohojnë që nacionalizmi nuk ekziston në vete, thënë me fjalë të tjera, nuk e jeton jetën e vet në mënyrë të pavarur në sferën e simboleve. Nacionalizmi apo identitetet nacionale mund të ekzistojnë vetëm përbrenda institucioneve konkrete, pra nacionalizmi gjithnjë frymon përmes institucioneve.
Hipoteza e përgjithshme e punës së këtij projekti argumenton përvijimet e nacionalizmit. Kështu, në vijim të çasjes teorike, hulumtuesit Boynik dhe Rada do ta shqyrtojnë edhe aspektin aktivist të studimit të tyre, që nënkupton pikën në kufi të nacionalizmit. Duke i vënë në dukje këto kufizmime dhe forma të nacionalizmit, caku përfundimtar është marrja parasysh e formave të reja të solidaritetit në komunitet që i tejkalon veçantitë e identiteteve etnike. Dy tezat fundamentale që i hulumton ky studim janë:
·     Ndërthurrja e nacionalizmit turk në Jugosllavi me institucionet ideologjike dhe politike të socializmit. Kjo nënkupton ekzistimin e një kontradikte të qenësishme me atë që nënkuptohet si lokale, etnike dhe elementet kombëtare përbrenda institucioneve multinacionale socialiste në Jugosllavi. Ky diskutim fundamental e ka përcaktuar nacionalizmin turk në Jugosllavi.
·     Përveç kontradiktave ideologjike dhe politike, kjo formë jo e barabartë nacionale gjithashtu lidhet me procesin e modernizimit. Duke e studiuar këtë fenomen, mundësohet një kontribut në parashtrimin e pyetjeve sociale më të gjera që ndërlidhen me modernizimin në Kosovë dhe në Maqedoni.
Në fazat fillestare të projektit, për shkak të kufizimit të imponuar nga pandemia aktuale dhe mbyllja globale, përqëndrimi bëhet në diskutimin e dokumenteve ekzistuese që janë qenësore në formimin e identitetit kombëtar turk gjatë socializmit. Këto dokumente janë studime shkencore, artikuj, ese, raporte statistikore, materiale bibliografike, libra mësimi të popullarizuar, udhëzues të qyteteve dhe kujtime të publikuara gjatë Jugosllavisë socialiste. Çdo javë do të bëhet publikimi i një dokumenti nga ajo periudhë, bashkë me një prezantim të shkruar nga hulumtuesit.
Ky do të jetë një projekt dy vjeçar, përfshirë një studim të përpiktë të dokumenteve ekzistuese, hulumtime në arkivat private dhe publike dhe intervista me protagonistë të përfshirë në formimin e ideologjisë nacionale turke në Jugosllavinë socialiste.
Duke filluar nga viti i ardhshëm, projekti do të rezultojë me botimin e një serie broshurash të cilat merren me një aspekt të veçantë të specifikës së formimit kombëtar turk në Jugosllavi. Përveç botimeve, projekti përmbanë diskutime të organizuara, ligjerata dhe ekspozita që e adresojnë rëndësinë e këtyre dinamikave historike në kontekstin e sotëm të zhvendosjes së identiteteve kombëtare.