Kategori
Kinofigurimi

Filmi në jetën e përditshme të qytetarëve të Prishtinës

Artikulli zbavitës i Hasan Mekulit ‘Filmi në jetën e përditshme të Prishtinasve’ u botua në 1959 në numrat e 7-të dhe të 8-të të revistës Përparimi. Në të Mekuli diskuton programimin e kinemasë Kino Rinia në Prishtinë dhe kritikon mungesën e filmave artistikë më pak komercialë në program. Artikulli është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të statistikave mbresëlënëse që nxjerr në pah nga programi i shfaqjes i vitit 1958. Sipas artikullit, 1079 filma u shfaqën në 1958, dhe shumica e tyre ishin prodhime amerikane. Vetëm 78 shfaqje ishin të rezervuara për filmat nga Jugosllavia, të cilët u shfaqën para 40314 spektatorëve. Kjo shifër masive pohon që më shumë se 500 njerëz ishin të pranishëm në çdo shfaqje. 1001 shfaqjet e tjera ishin prodhime të huaja, dhe në to morën pjesë gjithsej 471316 njerëz. Kjo do të thotë që mesatarisht kishte frekuentim më të mirë për filmat vendas sesa për ata të huaj. Mekuli ankohet se kishte më pak shfaqje dhe pjesëmarrje më të ulët në disa nga filmat e mëdhenjë italianë dhe sovjetikë sesa në filmat amerikanë “kauboj”.

Le t’i shqyrtojmë më nga afër disa nga statistikat këtu. Filmi dramatik i Pietro Germit, Hekurudhat, u shfaq nëntë herë, me pjesëmarrjen e gjithsej 4389 personave. Një tjetër klasik i shkëlqyeshëm, Kurilat Fluturojnë i Mikhail Kalatozov u shfaq gjithashtu nëntë herë, para 4433 njerëzve. Nga ana tjetër, filmi vestern amerikan i King Vidor, Njeriu pa yll, u shfaq dymbëdhjetë herë me një pjesëmarrje prej 8133 personash. Sidoqoftë, filmi më i shikuar, çuditërisht ishte komedia orientaliste e Gregory Ratoff, Abdullahu i Madh. Filmi u shfaq katërmbëdhjetë herë në të cilat e shikuan 9118 njerëz.

Në fund të artikullit të tij, Mekuli tregon se Prishtina, me rritjen e popullsisë së saj, kishte nevojë për më shumë se një kinema dhe se kinemaja e re që ishte hapur kohët e fundit nuk mund t’i përmbushte nevojat e publikut me pajisjet e saj të vjetra dhe sallën e ngushtë. Ai nuk e ceke emrin e kësaj kinemaje të re, megjithatë, sipas arkivave të Rilindjes, më 25 maj 1959 u hap një kinema e re e quajtur Vllaznimi në Prishtinë. Kino Vllaznimi ishte kinemaja e dytë e qytetit pas Kino Rinisë dhe u përurua me një prezantim të filmit klasik të Edmund Goulding, Grand Hotel. Gjatë viteve 1950, papërshtatshmëria e sallave të kinemasë në Prishtinë ishte një temë e shpeshtë diskutimi. Krahas artikullit të Mekulit, po e ndajmë edhe një kërkim të shkurtër mbi çështjen e nevojës për një kinema të re në Prishtinë, që u botua më 8 shkurt 1958, në Rilindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.