Në javën e katërt të listave të ‘Ditari i dëgjimit’, BLLOGU lanson “Kantautorët kroatë ndër kohë”, përgatitur nga kantautorja kroate Sara Renar. Playlista eksploron kontekstin e kompozitorit njëherësh këngëtar duke nisur nga klasikët e shekullit të 20-të, drejtë artistëve të muzikës alternative të viteve 80-të dhe 90-të e deri te kantautorët e këngëve moderne.
Lista fillon me inçizime të kantatorëve si Toma Bebić, Arsen Dedić, Damir Urban, dhe vazhdon me Mance, një kantautore nga Zagrebi e cila ka qenë frymëzuese për artistët e radhës të përfshirë në listë si Seine, Katanec, Mary May, JR August, Lovely Quinces, Irena Zilic dhe Pi. Lista 90 minutëshe përfundon me dy komponime origjinale “Kapital” dhe “Jesen” nga Sara Renar, e cila po ashtu ndau një përshkrim për lexuesit e BLLOGU-t:
“Përshëndetje! Unë quhem Sara Renar, jam këngëtare dhe kompozitore nga Zagrebi i Kroacisë. Kroacia ka një traditë vërtetë të gjatë të këngëtarëve dhe autorëve të këngëve, veçanërisht për një vend kaq të vogël, dhe kështu kjo listë dëgjimi do ta shqyrtojë atë. Nga këngëtarët dhe tekstshkruesit më klasikë nga shekulli 20, drejtë artistëve të rinjë me potencial emocionues të ditëve moderne, shpresoj se do ta shijoni këtë listë të dëgjimit!”