Kategori
Ditari i dëgjimit

Lista e dëgjimit #3: Roshni Samlal

Playlista e tretë te BLLOGU “Kryqëzime në Muzikën Indiane” është përgatitur nga instrumentalistja Roshni Samlal. Këtë javë do të njoftohemi me ciklet e ritmeve të instrumentit tabla, këngë nga kinemaja e Bolliwoodit si dhe gërshetimet bashkëkohore mes kulturave të lindjes e perëndimit. Për të nxënë më shumë njohuri mbi temën e javës, Roshni Samlal përshkroi dituritë dhe përvojat e saja ne tekstin poshtë:

“Kjo playlistë është kryesisht e frymëzuar me nostalgji. Rritja në Trinidad & Tobago në vitet 1980 në një familje indo-karaibiane, me një baba që ishte një vokalist klasik, më dha një shumëllojshmëri të konteksteve për të përjetuar muzikë të lindur jashtë kontinentit të Azisë Jugore. Nga stacionet lokale radiotelevizive në Bollywood, deri tek filmat Bollywoodianë të të dielave, dëgjoja aplikimin e muzikës klasike me bazë raga, në ndërveprim me aranzhimet e muzikës orkestrale dhe këngëtarët në prapavijë, interpretimin indian të tingujve pop që po e përshkonin globin, fankun, etj. Disa nga këto këngë të vjetra të Bollywoodit janë përfaqësuar në këtë listë së bashku me disa pjesë klasike ikonike. 

Raag është një koncept melodik në shkallë që “ngjyros mendjen”, i vendosur në talas të cikleve ritmike, te cilat se bashku janë universale në muzikën klasike të Azisë Jugore. Çdo performancë e riinterpreton këtë identitet të lashtë dhe të ri në të njëjtën kohë, përmes improvizimit. Një shtresë tjetër e kryqëzimit është hulumtuar në këtë listë të dëgjimit përmes pikave të takimit të bashkëpunimeve ndër-zhanrore dhe ndër-tradicionale si ai mes Ry Cooder / Vishwa Mohan Bhatt, Shakti, Ravi Shankar / Philip Glass dhe John Mayer / Joe Harriot, ku muzika  klasike indiane hasë në sisteme dhe zakone improvizuese të xhazit dhe klasikës perëndimore. Përfundimisht, kjo listë përmbanë bërthamën e asaj që lindi muzikanten në mua, rryma nga botë të ndryshme që m’a mësuan raagan, këngët të cilat unë i këndoja dhe me të cilat kërceja në fëmijëri, bisedat muzikore të cilat i përgjoja, në mënyrë që të mësoja gjuhën e tingullit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.