Improvizimi nga Perspektiva e Afrikës Perëndimore
Playlista e parë te BLLOGU në kuadër të ‘Ditari i Dëgjimit’ vjen nga basistja sudaneze Islam Elbeiti, me fokus në temën “Improvizimi nga Perspektiva e Afrikes perëndimore” ku eksplorohen tingujt dhe ritmet e instrumentit Kora. Për ta shoqëruar listën muzikore, Elbeiti ka pregatitur edhe një përshkrim të shkurtër mbi temën e përzgjedhur:
“Improvizimi ka qenë gjithnjë i pranishëm në kulturën Afrikane. Ai ndodh në mënyra dhe forma të ndryshme. Në këtë përzgjedhje muzikore, muzika hedh dritë mbi improvizimin përmes perspektivës së Afrikës perëndimore, me një përqëndrim të veçantë në tinguj të instrumentit tradicional “kora”, një instrument 21 telësh, që bartë karakteristika të lahutës dhe harpës. Instrumentalistët e koras tradicionalisht kanë prejardhje nga fiset Xhaali dhe Mandinka, të cilët janë historianë, gjenealogë dhe tregimtarë. Megjithëse Kora luhet në Guinea, Guinea-Bissau, Mali, Senegal dhe Burkina Faso, ajo në fillim u zbulua në Gambia ndërkohë që sot e ka vërshuar mbarë botën.”
Në playlistën “Improvizimi nga Perspektiva e Afrikës Veriore” njoftohemi me muzikantët më të njohur të instrumentit ‘Kora’, si Toumani Diabate, Tunde Jegede, Ablaye Cissoko, të cilët me kalimin e kohës i shfaqën botës kompleksitetin dhe bukurinë e muzikës së Afrikës Perëndimore.